Telegrafi

Thyhen zyrat e PDK-së në Vushtrri, raportohet për vjedhje

Zyret e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Vushtrri janë thyer sot rreth orës 10:40.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se sot është raportuar për një rast të vjedhjes në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Vushtrri.

Sipas tij, rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.

“Sot rreth orës 10:40,  në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar  një rast  ‘vjedhje’ i ndodhur  në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatësve”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/