Telegrafi

Thyhen xhamat në ndërtesën e misionit diplomatik turk në Nju Jork – kamerat e sigurisë kapin një person që me shufër të hekurt i godiste

Rrokaqiell ku gjenden misionet diplomatike turke në Nju Jork, u vu në shënjestër të vandalëve ditën e sotme.

Sipas mediave turke, një sulmues i panjohur që mbante një shufër hekuri theu xhamat në katin e parë të ndërtesës, transmeton Telegrafi.

Ngjarja u raportua në polici në orën 15:14 me orën lokale. Policia mbylli hyrjen e godinës dhe nisi hetimet.

Disa media bënë të ditur se ishte një ‘akt terrorist’ dhe theksuan se ndodhi pasi kishte nisur votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve për mërgimtarët turq.

Ky objekt ka një qendër votimi për votuesit jashtë shtetit. Deri më tani, mbi 700,000 shtetas turq jashtë vendit kanë votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve. /Telegrafi/