Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se sot rreth orës 12:00, kanë pranuar informatën se në lagjen Dardania në Prishtinë është dëmtuar një veturë.
Sipas këtij njoftimi vetura ka qenë e tipit golf 6.
“Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes po merren me rastin”, ka shtuar Ahmeti.
Telegrafi mëson se vetura është e bijës së kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ndryshe, i pari i kësaj komune ka qenë protagonist i një debati të ashpër, i cili u zhvillua të dielën dhe të hënën në mes tij në njërën anë dhe imamit Osman Musliu dhe opozitës në Drenas në anën tjetër. /Telegrafi/