Këngëtari Seldi Qalliu ka prezantuar për fansat projektin e tij më të ri muzikor.
“Thyhen Gotat” titullohet kënga e tij më e re, e cila është një këngë ritmike, në sensin e baladës.
Muzika është punuar nga Alsked Rrenja, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar Endrit Mumajesi, i njohur si Muma.
Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, i cili sjell një atmosferë dimërore dhe përshtatet mjaft mirë me këngën.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionin XL Films.
Seldi ka qenë mjaft i angazhuar së fundmi me projekte muzikore, ndërsa dueti që solli para dy muajsh me të dashurën e tij, Mimoza Shkodrën, rezultoi mjaft të suksesshëm. /Telegrafi/