Vali Corleone, King of Ilyria sot është përballë me një situatë të pakëndshme.
Kjo se faqet e tij në Facebook, si ajo e reja, ashtu edhe e verifikuara janë thyer nga disa persona dhe këtë rast ai e ka paraqitur në polici.
Në një prononcim për lajmi.net, Vali ka treguar arsyen se përse ia kanë bërë një gjë të tillë.
“Para 7-8 muajve kam bërë një postim ku kam thënë se liberalizimin e vizave do ta bëj me 30 qershor, ditën kur festoj ditëlindjen. Prandaj, disa persona dashakeqës në Shërbimin Sekret të Kosovës kanë hakuar faqet e mija në Facebook” ka thënë ai.
Po ashtu, Vali ka deklaruar se përkundër kësaj dhe përkundër situatës politike, ai do ta mbajë premtimin e dhënë dhe me 30 qershor vizat do jenë të hequra për Kosovën!.