Site icon Telegrafi

Thyerja e rregullave, largohen Damiano dhe Armela

Spektakli nisi me një njoftim jo të këndshëm për banorët, por mbi të gjitha për Damianon, për të cilin Big Brother vendosi që ai duhet të dalë nga shtëpia, pasi ka thyer rregullat bazë.

Banorëve iu shfaq një video me rregullat e thyera nga Damiano. Së pari, një vajzë u paraqit pranë redaksisë së Big Brother si e dashura e tij. Ajo tha se ata kishin rënë dakord që Damiano do të paraqitej si “single”.

Atyre iu shfaq edhe një video e publikuar nga një miku i Damianos e bërë vetëm pak ditë para nisjes së Big Brother, por askush nuk duhet të dinte për hyrjen në shtëpi. Gjithashtu është vërtetuar edhe se gjatë qëndrimit në hotel, ai ka komunikuar me telefon dhe kjo ishte një shkelje tjetër.

Ai ishte çift me Armelën dhe në bazë të rregullave të lojës, së bashku me Damianon nga shtëpia largohet edhe ajo.

Nga shtëpia e Big Brother u largua edhe një tjetër çift, por këtë herë ishte publiku ai që vendosi për ta. Benardi dhe Xheni lanë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Nga ana tjetër, në shtëpi është futur çifti Gastare-Admand dhe dy çifte të reja. Enida-Marjus dhe Elisona-Donald janë dy çiftet e reja që futen në shtëpi. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version