Policia e Kosovës në Mitrovicë ka arrestuar një person i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Arrestimi i tij ka ndodhur për shkak se kishte thyer xhamin e shtëpisë dhe ka kanosur viktimën femër kosovare.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e ka thyer xhamin e shtëpisë dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/