Site icon Telegrafi

Thyen rregullat – momenti kur të dënuarit lirohen dhe bashkohen me banorët e tjerë të Big Brother VIP

Foto: YouTube

Shtëpia më e famshme në Shqipëri ajo e Big Brother VIP është kthyer në një nga temat kryesore në rrjete sociale e po ashtu edhe nëpër mediat shqiptare.

Të martën mbrëma, katër nga banorët brenda shtëpisë u ndëshkuan pasi kishin thyer disa rregulla.

Fifi, Ilir Shaqiri, Paloma dhe Ardit Çuni – ishin të dënuarit që u dërguan në një dhomë tjetër që i përkiste një stili të vjetër.

Dhe ata tashmë janë liruar me lajmin që i është dhënë të tjerëve nga Fifi, e cila po trokiste në derë për ta kumtuar sa më shpejt këtë.

“Hajdeni se do të dalim jashtë”, u ka thënë Fifi derisa kanë shpërthyer britmat dhe brohoritjet e ndryshme nga tre banorët.

Lexo po ashtu Nisin ndëshkimet në Big Brother VIP, banorët që kanë thyer rregullat dërgohen në një shtëpi të vjetër për të jetuar me kushte esenciale

Ata dukeshin shumë të lumtur dhe menjëherë u hodhën në përqafim të banorëve të tjerë pasi kishte dy ditë që nuk u panë.

Foto: YouTube

Të njëjtit më pas rrëfyen edhe eksperiencat e tyre për kohën e kaluar në dhomë dhe kushtet të cilat ishin.

Banorët duhet theksuar se po garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version