Big Brother VIP është kthyer në një nga programet tashmë më të ndjekura të momentin.
Mbrëmjen e së martës është mbajtur nata e tretë e spektaklit, ku është diskutuar për mënyrën se si ka shkuar java e parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Producenti që qëndron prapa spektaklit, i njohur si “Vëllai i madh” ka vendosur që të dënojë banorët për shkak të thyerjes së disa rregullave.
Ata kanë fikur mikrofonët në shumicën e rasteve, duke bërë kështu që zëri i tyre të mos dëgjohet.
Banorët po ashtu kanë vendosur peshqirë te pjesa dusheve, duke tentuar kështu të mbulojnë pamjen – e që është një tjetër rregull i shkelur në shtëpi.
Kështu ai ka dënuar personat që kanë thyer më shumë rregullat e shtëpisë, duke i izoluar ata në të ashtuquajturën “dhoma e dënimit”.
Këta banorë ishin: Fifi, Ardit Çuni, Paloma dhe Ilri Shaqiri. /Telegrafi/