Telegrafi

I thyen rekordet dhe është hit – “Zemër” nga Dhurata dhe Soolking arrin gjashtë milionë për një ditë

Tashmë mund të thuhet pa asnjë dyshim se është hit.

Projekti më i ri nga Dhurata Dora dhe superylli algjerian që vepron në tregun mbarë botëror, Soolking, duket se është i destinuar për sukses.

Vetëm 24 orë kanë mjaftuar që projekti të gjenerojë gjashtë mlionë klikime në rrjetin social YouTube.

Se projekti është hit i madh nuk është ndonjë befasi e madhe pasi në të ka punuar njeriu i hiteve, Big Bang nga shtëpia muzikore, RedBox.

Ndërkaq, videoklipi është punuar nga Max Production.

Mbetet të shihet nëse ky projekt do të thyejë rekorde tjera në YouTube.

/Telegrafi/