Telegrafi

Thyen dyert e autoambulancës, u shtrinë brenda sikur të jenë alivanosur (Video)

Policia në Derbyshire të Anglisë, është vënë në kërkim të dy personave që besohet të kenë qenë të dehur gjatë natës së Vitit të Ri dhe kryen disa veprime të pazakonta.

Ata thyen dyert e një autoambulance të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale, për të hyrë brenda, ku u shtrinë sikur të ishin alivanosur, transmeton Telegrafi.

Derisa u shtriheshin në krevat, tjetri që qëndronte përjashta, i fotografonte që të mahitej më pas me shoqëri.

Ende nuk dihen motivet e rastit, si pasojë e së cilit u desh të dërgohej te mjeshtri, ndërsa për një ditë mbeti jashtë funksionit. /Telegrafi/