Telegrafi

Thunders eliminojnë San Antonion, takohen në finale me Golden State (Video)

Oklahoma City Thunder ka siguruar një biletë për në finalen e Konferencës Perëndimore në NBA, kjo në saje të katër fitore dhe dy humbjeve në serinë e “Play Off” kundër San Antonio Spurs.

Kur pritej fitorja e sigurt e San Antonios pasi që kishin një epërsi prej 28 pikëve, Thunders për 16 minutat hynë në një seri të pabesueshme 42:12 dhe me ç’rast triumfuan 113:99.

Basketbollistët më efikas te ekipi fitues ishin Kevin Durant me 37 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime dhe Russell Westbrook, i cili realizoi ‘double-double’ në saje të 28 pikëve dhe 12 asistime, transmeton Telegrafi.

Te Spursat me lojë të mirë u dalluan Kawai Lenard me 22 pikë, 9 kërcime, 5 asistime dhe 3 topa të vjedhur, Tim Duncan regjistroi 19 pikë dhe kishte 5 kërcime, ndërsa LaMarcus Aldridge realizoi ‘double-double’ me 18 pikë dhe 14 kërcime.

Vlen të theksohet se seria e finales së Konferencës Perëndimore mes Golden State Warriors dhe Oklahoma City Thunder do të fillon të hënën në Oakland Arena të Golden State. /Telegrafi/