Telegrafi

Thunberg në tubimin me protestuesit në Glasgow: Samiti COP26 është një dështim

Aktivistët ndaj ndryshimeve klimatike kanë vërshuar të premten rrugëve të qytetit të Glasgow, derisa pjesëmarrëse është edhe suedezja, Greta Thunberg.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Thunberg e filloi fjalimin e saj me protestuesit duke thënë se samiti COP26 “është një dështim”.

“Ne nuk mund ta zgjidhim një krizë me të njëjtat metoda që na futën në këtë situatë në radhë të parë”, deklaroi aktivistja.

“Çfarë do të duhej të bëhej që njerëzit në pushtet të reagojnë?”, potencoi ajo duke iu drejtuar turmës.

Aktivistja për ndryshimet klimatike e cila po udhëheq protestën në qytetin skocez ka potencuar gjithashtu se “liderët nuk po ndërmarrin asgjë”.

“Një festë dyjavore e biznesit si zakonisht dhe blah, blah, blah”, thotë ajo, duke përsëritur një frazë të dëgjuar në një fjalim të mëparshëm. /Telegrafi/