Site icon Telegrafi

Thunberg bllokon hyrjen e Parlamentit suedez, policia e largon me forcë aktivisten – e zhvendosin dhjetëra metra larg portës kryesore

Policia suedeze ka larguar me forcë Greta Thunbergun dhe aktivistët e tjerë, që kishin bllokuar hyrjen në ndërtesën e Parlamentit suedez për të dytën ditë me radhë.

Dy policë e ngritën Thunbergun dhe më pas e tërhoqën zvarrë – duke e vendosur në një hapësire tjetër rreth 20 metra larg portës kryesore të Parlamentit, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Guardian, Thunberg dhe dhjetëra ambientalistë filluan me bllokimin e hyrjes kryesore të Parlamentit suedez të hënën, duke qëndruar të ulur dhe protestuar kundër efekteve të krizës klimatike.

Ajo me grupin e saj ishin larguar të hënën mbrëma për t’u rikthyer sot para Parlamentit, por në një moment policia ndërhyri duke e larguar me forcë për disa metra. /Telegrafi/

21-vjeçarja është bërë fytyra më e njohur mes të rinjve dhe aktivistëve të shumtë, që protestojnë kundër ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version