Site icon Telegrafi

Thuhet se Samsung Galaxy Tab S8 FE do vije me një ekran LCD – mbështet edhe majën shkruese

Në shtator u zbuluan rezultatet e Geekbench nga një tablet Samsung SM-X506B me emrin e koduar “Birdie”. Spekulimet në atë kohë sugjeronin se ky është tableti i ri me emërtimin FE – diçka që informatori Roland Quandt e konfirmon tani.

Samsung Galaxy Tab S8 FE thuhet se do të ketë një ekran LCD, njëjtë si tableti paraardhës. Gjithashtu thuhet se Tab S8 FE do të ketë mbështetje për majë shkruese duke përdorur një digjitalizues Wacom.

Nga informacioni e Geekbench, tani ne e dimë se tableti do të fuqizohet nga çipi i MediaTek Kompanio 900T – një çip 6nm me 2x Cortex-A78 + 6x A55 dhe një Mali-G6 MC4. Kjo është e krahasueshme me Dimensity 900, duke përfshirë paketimin e një modemi të integruar 5G, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Kjo përputhet me raportet fillestare, të cilat pretendojnë se SM-X506B do të jetë versioni 5G i Galaxy Tab S8 FE. Tableti i ri do të ketë gjithashtu një version vetëm me lidhje Wi-Fi, version ky i cili pritet të ketë numrin e modelit SM-X500.

Gjatë testit, tableti funksionoi me Android 13, i cili duhet të përfshijë versionin më të fundit One UI 5. Ajo njësi e veçantë kishte 4 GB RAM, që është gjithashtu kapaciteti bazë për Tab S7 FE.

Ende nuk dihet çmimi i tabletit të ri, por modelet FE kanë çmim më të ulët se Tab S bazë e gjeneratës së caktuar. Tab S7 FE, për shembull, shitej me çmim prej 650 eurove për modelin që ka vetëm lidhje Wi-Fi, ndërsa Tab S8 shitej me çmim prej 750 eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version