Forcat ajrore turke kanë thënë se kanë goditur një kamion municioni të YPG më 14 tetor, pamjet e të cilit sulm edhe i kanë publikuar.
Sipas hurriyetdailynews, përcjell Telegrafi, ka qenë Ministria e Mbrojtjes e Turqisë e cila më 14 tetor shpërndau një video filmim të droneve turke që godisnin një kamion municioni të YPG, si pjesë e “Operacionit Pranvera e Paqes” në verilindje të Sirisë.
“Forcat tona ajrore kanë shkatërruar vrasësit terroristë PKK/PYD-YPG, të cilët synojnë zona të banimit civil me predha mortajash, pasi ato u zbuluan nga dronët tanë kur furnizuan municion për masakrat e reja”, citohet të ketë shkruar ministria, duke shtuar edhe pamjet video nga sulmi nga një mjet ajror pa pilot (UAV).
[ VIDEO ] #Turkish #warplanes hit truck carrying ammunition, explosives for YPG/PKK terrorists in northern #Syria #OperationPeaceSpring
Footage taken by a #TurkishAirForces drone shows terrorists loading ammunition, explosives on a white semi-truck from an underground depot pic.twitter.com/LWIjL8FJ1i
— ANADOLU AGENCY (ENG) (@anadoluagency) 14. oktober 2019
Një video e tillë është shpërndarë edhe nga mediumi tjetër turk, Anadoly Agency në përshkrimin e së cilës shkruan: “Ushtria turke shkatërron kamionin që furnizonte terroristët me municion”.
Ndryshe, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia nuk do të ndërpresë operacionin që ka ndërmarrë në Siri.
“Pak rëndësi ka se çfarë thonë disa, ne nuk do ta ndërpresim këtë operacion kundër Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) në verilindje të Sirisë”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi.
Turqia ndërmori të mërkurën një ofensivë në verilindje të Sirisë kundër YPG-së, një milici kurde e mbështetur nga vendet perëndimore, por cilësuar si grup terrorist nga Ankaraja. /Telegrafi/