Telegrafi

Thuhet se Gabriele Mezini dikur ka qenë në lidhje me Klea Hutën?

Gabriele Mezini, një ish-futbollist iu bashkua së fundmi shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ai mori vëmendje me hyrjen e tij në këtë spektakël, ndonëse është rikthyer në ekran pas shumë vitesh.

Teksa u fut brenda dhe u analizuan ngjarjet dhe e kaluara e banorëve, një lajm ka qarkulluar për të.

Foto: Instagram

Thuhet se ylli i Partizanit para disa viteve ka qenë në një lidhje dashurie me bukuroshen e famshme, Klea Hutën.

Lexo po ashtu “Falem pesë herë në ditë” - banori i Big Brother VIP Albania 3 që e praktikon fenë islame që 18 vite

Ata ishin në një romancë për një kohë dhe siç raportohet u ndanë në 2016.

Foto: Screenshot/YouTube

Klea ndërkohë u martua vitin e kaluar me këngëtarin dhe producentin, Elgit Doda.

Të njëjtit kanë bashkë një djalë të quajtur, Krid. /Telegrafi/