Telegrafi

Thuajse janë shitur të gjitha biletat për turneun e Duas (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është në prag të fillimit të turneut të saj muzikor që do të nisë në Dublin të Irlandës më 5 tetor.

21-vjeçarja ka bërë publike datat e koncerteve dhe njëherësh ka kërkuar nga fansat e saj të nxitojnë, pasi biletat thuajse janë shitur.

Lexo po ashtu Dy shqiptaret e famshme nominohen për MTV EMA, votoni për triumfin e tyre

“Mezi pres të nis turneun ‘Hotter Than Hell’ në Dublin”.

Lexo po ashtu Dua tregon për ndikimin e babait të saj roker në rrugën për t’u bërë këngëtare (Foto)

“Jemi shumë afër që t’i shesim të gjitha biletat, prandaj klikojeni linkun për datat dhe biletat, në mënyrë që të mos mungoni!”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në rrjetet sociale. /Telegrafi/