Site icon Telegrafi

“Thuaj emrin e saj”- John Legend dhe Kim Kardashian kujtojnë 27 vjeçaren e cila u qëllua nga polici

John Legend dhe Kim Kardashian (Foto: Gettyimages/Guliver)

John Legend, Kim Kardashian dhe të famshëm të tjerë janë duke përdorur platforma të ndryshme për të nderuar Breonna Taylor.

Breonnna, është një tjetër vajzë me ngjyrë që u qëllua për vdekje nga një polic në mars të këtij viti, shkruan Daily Mail.

Krijuesi i hitit “All Of Me” ka krijuar një fushatë me moton “Thuaj emrin e saj”, teksa mbështet dhe kërkon drejtësi për 27-vjeçaren.

Taylor ishte një infermiere, e cila ndërroi jetë në shtëpinë e saj, pasi policët e Louisville hynë në ndërtesën e saj në vend të të kërkuarit për lëndë narkotike.

Sipas të dhënave nga Daily Mail, asnjë nga policët që kryen krimin nuk janë arrestuar.

Të gjitha këto reagime për të vijnë pas vdekjes së paprecedentë të afro-amerikanit George Floyd, i cili u vra po ashtu nga polic. /Telegrafi/

Exit mobile version