Telegrafi

Thotë se ka shpëtuar njerëz nga vetëvrasja, Luizi motivon ata që vuajnë nga depresioni: Unë jam dëshmi e gjallë që ka dritë në fund të tunelit

Luiz Ejlli (Foto: Me Meriton Mjekiqin/YouTube)

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, ka qenë i ftuar së fundmi në intervistë me Meriton Mjekiqin.

Ai ka folur për turneun e tij aktual në Amerikë, jetën bashkëshortore si dhe mënyrën se si ndryshoi jeta e tij në mënyrë radikale pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 2.

Prezantuesi e nisi bisedën duke i thënë se ka qenë një frymëzues për shumë njerëz që kanë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor dhe që në një moment i kanë ‘ngritur duart’ nga jeta, duke u dorëzuar dhe mos pasur motiv për të vazhduar përpara.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli flet për xhelozinë në estradë: Ka artistë që kanë investuar fuqishëm 10-15 vite dhe shohin që unë jam më i preferuar me vetëm katër muaj e gjysmë

“Unë pa më të voglin dyshim mund t’ia them që jam dëshmi e gjallë e asaj që ka shpresë, ka dritë në fund të tunelit për gjithë kënd. Ka Zot për të gjithë, është i plotë fuqishëm për të gjithë dhe kurrë s’duhet humbur shpresat as besimin në vetvete, familje edhe në njerëz. Sepse kjo botë ka njerëz të mirë, edhe pse jemi mësuar të themi se kjo jetë është e vështirë dhe është e vështirë për hir të së vërtetës, por ka njerëz të mirë”, ka thënë Luizi.

I njëjti tregoi se plot njerëz ia kanë mbyllur dyert kur ka pasur nevojë, duke thënë se tani po të njejtve iu uron jetëgjatësi, vetëm për të parë se ku ka arritur.

Edhe gjatë qëndrimit në shtëpi, Luizi kishte shprehur mërzinë e tij për borxhet, humbjen e dashurisë dhe stagnimin e karrierës, pro që me rrugëtimin e tij në BBVA dhe fitoren në këtë spektakël – ai arriti që në vetëm pak muaj t’i mbërrijë të gjithë ato që i kishte humbur me vite të tëra. /Telegrafi/