Site icon Telegrafi

Thonjtë e Beyonce merituan çmimin e tyre në “Grammy Awards 2021”

‘Grammy 2021’ kanë dhënë më shumë momente interesante mode sesa pritej, duke pasur parasysh tapetin e kuq më të vogël se zakonisht.

Nga Harry Styles te Dua Lipa, kishte shumë momente ikonike të modës menjëherë.

Por një nga pamjet më ikonike të natës ishte pak më delikate: dorezat me thonj të Beyonce.

Është e drejtë, këngëtarja jo vetëm që bëri histori – me 28 çmime, Beyoncé tani qëndron si artistja femër me më së shumti fitore në historinë e Grammy.

Ajo morri vëmendje me në një palë doreza lëkure me thonj të shtypur prej ari në pjesën e jashtme të secilës majë të gishtit. Ndërsa mund të ketë qenë një zgjidhje e thjeshtë pasi nuk ka arritur në sallonin e thonjve në kohë, kjo është Beyoncé për të cilën po flasim dhe gjithçka – madje edhe dizajnet e saj – janë të qëllimshme.

Ajo e mbajti grimin e saj neutral, duke i lënë kaçurrelat e saj të elektrizuara dhe dorezat interesante të zinin vendin e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version