Prej buburrecave të gjallë, deri te makaronat e ngrënshme, janë disa prej punimeve më të çuditshme, që i ka bërë në thonj një sallon manikyri me bazë në Moskë të Rusisë.
Mirëpo, punimi i fundit si pjesë e të cilit janë kapur në thonj fije flokësh, është më bizari që keni parë deri më tani dhe ka habitur 1.9 milionë ndjekësit që i ka ky sallon në Instagram, transmeton Telegrafi.
“Më nuk jam ndjekës i juaji, më vije pështirë” si dhe “gjëja më e pakuptimtë dhe e shëmtuar që kam parë” ishin dy prej komenteve të shumta.
Derisa disa thanë se janë pjesë e përkryer për festën e Halloween, te tjerë u çuditën se si mund të hajë dikush që i ka këta thonj.
Krijuesit e manikyrit bizar, pretendojnë se kjo do të jetë trend dhe të kërkohet edhe prej të tjerëve. /Telegrafi/
https://youtu.be/4Ll7XVWgTVM