Mark Garland (58) ndoshta mendoi se ishte në një dimension paralel, pasi iu tha në terminal se tashmë kishte hipur në aeroplan.
Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Londrës.
Marku, shofer autobusi nga Trowbridge, ishte i emocionuar për vizitën në Bangkok dhe kur iu afrua banakut, nëpunësi i hodhi një vështrim ‘të ashpër’.
“Kam qëndruar 40 minuta dhe kam pritur që ta zgjidhnin problemin. Pastaj shkuam te dera e daljes dhe aty e pashë”, shpjegoi ai.
Rezultojë se bileta për në Bangkok është blerë nga një tjetër Mark Garland (62), ndërtues nga Bristol.
Jo vetëm që kanë të njëjtët emra, por duken të ngjashëm dhe nëpunësi nuk i ka kushtuar rëndësi numrit të rezervimit.
I sat next to a stranger on a plane — we were stunned that we were the same in every way, including our shared name https://t.co/agwHcV2MZv pic.twitter.com/01qBo7movQ
— New York Post (@nypost) March 5, 2024
“Isha i befasuar. Ne dukeshim si vëllezër. I thashë, “Shiko, unë jam Mark Garland”, dhe ai buzëqeshi dhe më tregoi pasaportën e tij”, tha i riu.
Shumë shpejt, ata e kuptuan se ishin ulur pranë njëri-tjetrit, kështu që përdorën fluturimin 11 orësh për t’u njohur më mirë.
“Ai është si unë, i njëjti personazh. Por unë jam më i pashëm”, ka thënë me shaka Marku.
Rezulton se ata jetojnë 15 minuta larg njëri-tjetrit, kanë nga katër fëmijë secili dhe njohin të njëjtët njerëz!
“Unë jam shofer autobusi dhe Marku. Ndonjëherë ai udhëton në linjën time të autobusit”, pohoi ai.
Të dy kanë një dashuri edhe për Tajlandën, ku kanë qëndruar disa herë.
“Ky takim i rastësishëm më bëri të lumtur. Bëra një shok të ri”, përfundoi Marku më i ri. /Telegrafi/