Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka shpallur trajnerin më të mirë të sezonit 2020/2021.
Tre trajner të mëdhenj ishin në garë, Pep Guardiola i Manchester Cityt, Thomas Tuchel i Chelseat dhe Roberto Mancini i Kombëtares së Italisë.
Guardiola arriti të fitonte Ligën Premier, Thomas Tuchel bëri revulucion te Chelsea duke fituar Ligën e Kampionëve, derisa Roberto Mancini arriti të fitoj Kampionatin Evropian me Italinë.
⚽ Three master tacticians but only one winner. Guardiola, Mancini or Tuchel?#UEFAawards
— UEFA (@UEFA) August 19, 2021
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka fituar çmimin si trajneri i vitit për edicionin e kaluar në Ligën e Kampionëve.
Tuchel arriti që ta fitoj trofeun e Ligës së Kampionëve me Chelsean.
🏆 A #UCL winner with Chelsea just 4 months after being appointed, Thomas Tuchel is the UEFA Men's Coach of the Year! 👏👏👏#UEFAawards | #UCLdraw | @ChelseaFC pic.twitter.com/tE1atnxrTD
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 26, 2021
Ndërkohë sa i përket konkurrencës së femrave, trajneri i vitit është shpallur Lluis Cortes.
Trajneri spanjoll ishte në krye të Barcelonës në konkurrencën e femrave ku klubi katalunas fitoi Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/