Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.
Boston Celtics ka arritur në fitoren e katërt rresht pasi triumfoi kundër Detroit Pistons me rezultat 113:109.
Fitoren e radhës për Celtics e solli Isaiah Thomas, i cili duke i shënuar 24 pikë vetëm në çerekun e katërt, përkatësisht 41 në total, i siguroi fitore skuadrës ndërsa Jae Crowder shtoi 21, transmeton Telegrafi.
Te pistonat më i miri ishte Andre Drummond, i cili regjistroi ‘double-double’ me 28 pikë dhe 22 kërcime.
Pas kësaj, Bostoni ka bilanc për 30 fitoreve dhe 18 humbje ndërsa Pistons kanë bilanc negativ pre 27 humbjeve dhe 21 fitore në Konferencën Lindore. /Telegrafi/
Rezultatet në NBA:
Philadelphia 122-119 Sacramento
Miami 104-96 Brooklyn
Minnesota 111-105 Orlando
Dallas 104-97 Cleveland
Phoenix 96-115 Memphis