Telegrafi

Thjeshtësia e Robertit, udhëton edhe me tren (Foto)

Këngëtari Robert Berisha ka qenë këtë verë mjaft i angazhuar me muzikë.

Fillimisht ai publikoi duetin e tij “S’ka inat” me Norën, ndërsa më pas erdhi edhe me një këngë tjetër ‘single’.

Sigurisht që nuk mungoi edhe angazhimi i tij nëpër koncerte, gjë të cilën vazhdon ta bëjë ende edhe jashtë sezonës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Ndryshme nga ç’jemi mësuar të shohim personazhet VIP teksa reklamojnë jetën e tyre luksoze, duket se Roberti nuk është një ndër ta.

Madje së fundmi, ai ka publikuar një imazh në InstaStory, ku shfaqet duke përdorur një mjet transporti fare të thjeshtë.

Berisha ishte duke udhëtuar me tren në Zvicër, gjersa mesa duket e ka shijuar në maksimum udhëtimin më ekologjik që mund të bëhet me një mjet udhëtarësh. /Telegrafi/

Roberti udhëton edhe me tren. Burimi i fotos: InstaStory