Wycombe Wanderers ka shkruar histori pasi kanë arritur që të kualifikohet në Championship.
‘The Chairboys’ do të luajnë në ligën e dytë të Anglisë për herët të parë nga edicioni i ri, pasi siguruan fitoren 2-1 ndaj Oxford Unitedit në play-offin e zhvilluar në Wembley.
Golat për Wycomben i shënuan Anthony Stweart dhe Joe Jaconson, ndërsa për Oxfordin shënoi Mark Sykes, por nuk ishte e mjaftueshme.
An emotional Adebayo Akinfenwa praying at full time after getting promoted 🙏@daRealAkinfenwa pic.twitter.com/TD77YdQDdC
— Football Daily (@footballdaily) July 13, 2020
Kështu, skuadra e drejtuar nga Gareth Ainsworth do të luajë në edicionin e ri në Championship, e që aty luan lojtari që shumëkush nga ju mund ta njihni, Aebayo Akinfenwa.
Nga kjo arritje, Jurgen Klopp ka telefonuar yllin e Wycombe për të uruar atë dhe për t’i dëshiruar futjen në Ligën Premier pas edicionit 2020/21.
Akinfenwa u shpreh shumë i lumtur nga kjo telefonatë e gjermanit, duke e falënderuar atë për thjeshtësinë dhe zemërgjerësinë. /Telegrafi/
https://twitter.com/daRealAkinfenwa/status/1282817315864797188?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1282817315864797188%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1582611-liverpool-boss-jurgen-klopp-called-adebayo-akinfenwa-after-wycombes-promotion