Përbërësit:
▪ Bukë burger-i
▪ ½ avokado e qëruar
▪ 1 vezë
▪ Lëng limoni
▪ Kripë
▪ Piper
▪ Vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht vendosni avokadon në një enë të vogël bashkë me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. Përziejini mirë.
Vendosni bukën për t’u thekur.
Skuqni vezën sy.
Shtroni masën e avokados në bukë.
Shtoni vezën.
Shërbejeni të ngrohtë.
Këshillë: Nëse nuk keni asnjë problem me kaloritë e recetës, mund të shtoni çdo lloj kaçkavalli.