Ukraina i ka hedhur poshtë pretendimet për tensionin kufitar me Bjellorusinë, duke i cilësuar si “të rreme”.
“Presidenti Alexander Lukashenko thjesht po përpiqej të qetësonte Rusinë kur tha se po dërgonte një të tretën e ushtrisë bjelloruse në kufirin ukrainas”, tha Andrii Demchenko, zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Ukrainës.
“Ne nuk kemi parë një rritje të pajisjeve apo fuqisë punëtore të njësive bjelloruse pranë kufirit tonë”, shtoi ai, shkruan skynews.
“Situata në kufirin me Republikën e Bjellorusisë mbetet e pandryshuar”.
Demchenko vazhdoi: “Siç mund ta shihni, retorika e Lukashenkos është e qëndrueshme, duke e përkeqësuar situatën në intervale të rregullta për të qetësuar vendin terrorist”.
Ndryshe, Lukashenko së fundmi deklaroi se Ukraina ka vendosur më shumë se 120,000 trupa në kufi me Bjellorusinë e cila i është kundërpërgjigjur duke e vendosur një të tretën e ushtrisë përgjatë gjithë kufirit, duke mos e zbuluar se sa trupa saktësisht janë dislokuar.
Por, Ukraina i hodhi poshtë këto pretendime, duke e konfirmuar se nuk ka parë rritje të trupave bjelloruse në kufi. /Telegrafi/