Site icon Telegrafi

Thirrjes së opozitës për rishikim të demarkacionit i bashkohet edhe një pjesë e pozitës (Video)

Demarkacioni me Malin e Zi duhet të rishikohet. Këtë mendim tani e kanë edhe deputetët e pushtetit.

Pas Xhavit Halitit e Adem Grabovcit, edhe Melihate Tërmkolli ka thënë se demarkacioni duhet të rishikohet, nuk është ai që duhet të jetë dhe se Kuvendi nuk duhet të votojë demarkacionin.

Tërmkolli madje ka shtuar se Komisioni duhet shkarkuar, e nëse është i vërtetë dokumenti i deputetit Bulliqi, Murat Meha duhet të arrestohet.

Por, ky i fundit gjatë së enjtes nuk ka qenë i qasshëm që të japë ndonjë koment për akuzat që po i bëhen.

Ndërkaq, zyrtarë të opozitës thonë se Presidenti Hashim Thaçi është po aq fajtor sa Murat Meha.

Muharrem Nitajn e AAK-së, ka thënë se dërgimi për ratifikim i kësaj marrëveshjeje në Kuvend do të ishte provokim.

Deputetët e pushtetit, së fundi, kanë kërkuar që të krijohet një komision i ri për të vlerësuar demarkacionin me Malin e Zi.

Exit mobile version