Site icon Telegrafi

Me thirrjen “Poshtë Gjykata Speciale”, PSD-ja proteston kundër vizitës së Trendafilovës

Me thirrjen “Poshtë Gjykata Speciale”, këtë të mërkurë para hotel “Sirius” në Prishtinë po protestohet kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Kjo e fundit është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, ku pritet të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

Lexo po ashtu Vizita e kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë, Policia shton masat e sigurisë

Protesta kundër vizitës së saj në Kosovë është organizuar nga Partia Socialdemokrate (PSD), ndërsa po marrin pjesë edhe pjesëtarë nga Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK).

Nol Nushi nga PSD-ja tha se “pas paralajmërimit për protestën tonë, Trendafilova e famshme ka hyrë fshehurazi dhe i ka ftuar edhe pjesëtarët e tjerë të takimit që të vijnë më herët”.

“Nuk guxojmë me leju që një gjykatë e tillë e padrejtë me u bë normale. Sa herë të kemi mundësi duhet me kundërshtu. Është e shëndetshme për shoqërinë dhe demokracinë”, u shpreh Nushi. /Telegrafi/

Exit mobile version