Site icon Telegrafi

Thirrje publike për deputetët nga Deçani: Mos e votoni demarkacionin

Armend Zemajt (LDK), Safete Hadërgjonajt (PDK) dhe Besim Beqajt (PDK), si deputetë të pozitës nga rajoni i Deçanit, po u bëhet thirrje që të mos votojnë për Demarkacionin aktual mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Përmes një faqe në rrjetin social Facebook “Thuaj Jo Demarkacionit me Malin e Zi”, kërkohet të mos votohet marrëveshja aktuale për demarkacionin me Malin e Zi.

“Qytetarët e Deçanit, ju bënë kërkesë publike të gjithë Deputetëve tē Parlamentit të Kosovës që vinë nga Deçani, veqanerishtë atyre të pushtetit që të mos e votojnë propozimin aktual qeveritarë për Demarkacionin me Malin e Zi”, shkruan në këtë faqe.

“Ju rikujtojnë që nga ky propozim Kosova humbë 8200 hektarë, madje disa fshatra të Deçanit i humbin bjeshkët e tyre”, vazhdon kërkesa e paraqitur në këtë llogari në facebook.

Këtyre tre deputetëve dhe të gjithë të tjerëve, kjo faqe u thotë se vota pro demarkacionit është tradhti.

“Vota për, është votë e tradhëtisë. Dëgjojeni zërin e popullit. Mos e votoni demarkacionin”, përfundon kërkesa.

Exit mobile version