Site icon Telegrafi

Thirrja e Ramës në KiE: Mësoni të përdorni emrin zyrtar “Republika e Kosovës”

Gjatë fjalimit të tij të shumë debatuar në Këshillin e Evropës, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë thirrje përfaqësuesve të KiE që t’i drejtohen Kosovës me emrin e saj zyrtar, Republika e Kosovës, dhe mos të përdorim më toponimin e vjetër Kosovo. 

Në fjalën tij në Asamblenë e KiE ku foli kundër raportit të Dick Martyt, Rama ka gjetur kohë edhe për të korrigjuar shumë nga institucionet ndërkombëtare që nuk i referohen Kosovës me emrin zyrtar të shtetit por me toponimin e e vjetër të përdorur në kohën e ish-Jugosllavisë dhe që vazhdon të përdoret nga Serbia sot.

“A nuk do të ishte një mrekulli në qoftë se ju këtu, në këtë Këshill të nderuar të nisnit t’u mësonit edhe të tjerëve organizmave institucionale të politikës ndërkombëtare të shqiptojnë e ta shkruajnë Kosovën me emrin e vet të vërtet dhe zyrtarë, Kosova, jo Kosovo, Republika e Kosovës”, ka thënë Rama.

“Kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur!”, ka shtuar kryeministri i Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version