Shoqata ‘Thirrja’ nga Tetova, me karakter kulturo-fetare, ka ngushëlluar familjet e prekura nga vërshimet që ndodhën të shtunën (06.08.2016), kryesisht në qytetin e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo shoqatë në njoftimin e tyre publik thonë se përveç nevojave bazike që do të ofrojnë në aktivitetin e tyre, ata kanë shënuar edhe numrat e telefonit për të gjithë ata që kanë mundësi për ndihmë, edhe atë: 071 665 163 dhe 071 878 443. /Telegrafi/