Site icon Telegrafi

“Më thirri babai i saj” – Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Foto: Screenshot/YoU

Drilon Rama pasi u shpall fitues i Big Brother VIP Kosova 3 bëri paraqitjen e parë në “Week end”.

Ai ka treguar për të gjitha emocionet e lojës e po ashtu edhe për kontaktet me njerëzit pas mbarimit të këtij spektakli.

I njëjti tregon një rast, duke thënë se një vajzë e humbi punën, për shkak se e ndoqi 24/7 sa ishte në Big Brother.

Foto: Screenshot/TikTok

“Çfarë kam parë, të gjithë njerëzit duke qarë, duke më përcjell nuk kam besuar kurrë. Çfarë mesazhe. I kam disa shokë, shoqe që i kam takuar këtu dhe janë disa njerëz. Prindërit e një vajzës mbrëmë, më ka thirr babai i saj e kish humb edhe punën duke më përcjell. Filloi edhe me qajt kur më ka parë”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Nuk po kuptoj si njerëzit pa më njohur kanë mundur të krijojnë një lidhje kaq të fortë”.

Lexo po ashtu Festoi me flamurin e UÇK-së, Driloni: E dua shumë, jam i gatshëm për të luftuar për Kosovën

Driloni për aq kohë sa ka qëndruar në Big Brother arriti të rrëmbejë zemrat e gjithë popullit shqiptare.

Ai ishte në finale me Xheneta Fetahun, Vullnet Krasniqin, Xuxin dhe Sara Kolamin. /Telegrafi/

@klankosovaofficial‘Shokon’ Driloni: Shkak i jem, një çikë e ka humbur punën!♬ original sound – Klan Kosova
Exit mobile version