Site icon Telegrafi

Thimonier: Zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë dhe demokratike

“Zgjedhjet e djeshme ishin test i vërtetë për demokracinë në vend dhe për aspiratat për anëtarësimin drejt Bashkimit Evropian”, thotë për Kanal 5, ambasadori francez Christian Thimonier.

“Zgjedhjet ishin ditë e mirë për demokracinë dhe duhet të theksoj se shpresoj që në rrethin e dytë të marrin pjesë më shumë qytetarë. Është shumë e rëndësishme për ju, për të ardhmen tuaj evropiane”, tha Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zgjedhjet presidenciale i ndjekin edhe mediat rajonale, posaçërisht në Greqi. “Thriler zgjedhor në Shkup”, “Mos dalja në votime fitues në rrethin e parë të zgjedhjeve”, “Pozicioni i shqiptarëve janë çelës për rrethin e dytë”, janë një pjesë të titujve që dominuan te mediat greke. Theks të veçantë kishin edhe mediat bullgare, duke përfshirë këtu edhe mediat kombëtare.

“Pavarësisht se kush do të jetë kryetar i ardhshëm i Maqedonisë, vendi për herë të parë do të ketë kryetar që nuk është i kontestuar. Nga Kiro Gligorov deri te Gjroge Ivanov, të gjithë ishin të kontestuar”, thoë Ljupço Neshkov, gazetar në “Bgnes”./Telegrafi/

Exit mobile version