Site icon Telegrafi

Thimonier: Qytetarët të përfshihen në procesin e reformave dhe të dalin në zgjedhje

Ambasadori francez, Christian Thimonier kosnideron se qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë më aktiv në procesin e reformave dhe të dalin masovikisht në zgjedhjet e 12 prillit.

Ai pas vizitës së tij në Komunën e Gostivarit tha se fushata dhe zgjedhjet kuvendare do ndiqen masivisht.

Thimonier kishte takim me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ku biseduan për gjendjen aktuale politike në komunë dhe për aktivitetet parazgjedhore.

“Këto zgjedhje do të jenë sfidë që të konsolidohet imazhi i Maqedonisë, dhe mundësi që të dëshmohet se ky vend respektohen kriteret për zgjedhje demokratike dhe të lira. Këto janë parimet bazë në rrugën drejt BE-së. Shpresoj se edhe fushata do të zhvillohet sipas atyre kritereve që është e rëndësishme për qëndrimin e vendit tonë”, tha Thimonier.

Ai tha se nga afër do të ndiqen aktivitete e fushatës dhe se qytetarët duhet në mënyrë aktive të marrin pjesë në procesin e reformave.

“Në vend nis procesi i reformave. Për këto arsye është e rëndësishme që në mënyrë aktive të marrin pjesë qytearët, sepse në këtë mënyrë ata japin legjitimitet të institucioneve dhe proceseve”, tha Thimonier duke bërë apel për masivitet në zgjedhjet nga ana e qytetarëve.

Exit mobile version