Site icon Telegrafi

Thimonier: Maqedonia e ka mbështetjen e Francës

Ambasadori francez në Maqedoni Christian Thimonier sot në takim me kryeministrin Zoran Zaev, tha se vendi po shkon në drejtimin e duhur dhe se ka mbështetjen e Francës në proceset e integrimit.

Siç njoftojnë nga qeveria, Thimonier në takim vuri në dukje se ftesa e marrë për fillimin e negociatave për anëtarësim në NATO dhe data e shpallur për fillimin e negociatave me BE, për Maqedoninë dhe për qytetarët janë fillimi i realizimit të qëllimeve strategjike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa Zaev në takim shprehu besimin se qytetarët në referendumin e ardhshëm do të vendosin për të ardhmen e tyre.

Në takim gjithashtu është diskutuar edhe mbi disa çështje aktuale politike dhe u përfundua se funksionimi i shtetit ligjor është i një rëndësie të madhe për qytetarët dhe shtetin./Telegrafi/

Exit mobile version