Telegrafi

Therë me thikë një person në Prishtinë, arrestohet nga policia

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) dy persona të tjerë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00 në fshatin Barilevë, në Prishtinë.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ,pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/