Telegrafi

Therë me thikë nënën në Prishtinë, e bën për spital – i dyshuari arrestohet nga polica

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë nënën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:25, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/