Site icon Telegrafi

“Thikat zombie” do të ndalohen në Angli dhe Uells

Të ashtuquajturat “thika zombie” dhe hanxharët do të ndalohen në Angli dhe Uells nga shtatori, tha qeveria britanike të mërkurën.

I paligjshëm do të jetë posedimi, shitja, prodhimi ose transporti i tyre si pjesë e iniciativës ndaj shqetësimeve për krimin me thika, transmeton Telegrafi.

Legjislacioni do të futet në parlament të enjten, tha Home Office dhe gjatë verës planifikohet një skemë ku parashihet që njerëzit që kanë thika të tilla t’i dorëzojnë ato vullnetarisht.

Aktori Idris Elba këtë muaj nisi një fushatë për të luftuar krimin me thikë në Britani, duke kërkuar ndalimin e hanxharëve dhe thikave ‘zombie’ – armëve me tehe të frymëzuara fillimisht nga filmat e zombit.

Ndërsa të vdekjet nga të shtënat janë të rralla në Britani, krimi me thikë është rritur gjatë dekadave të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version