Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva pritet të largohet nga Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pasi nuk po gjen gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës me gjigantin francez, Silva do të largohet nga ‘Parc De Princes’.
Por, braziliani kërkon të vazhdojë kontratën me skuadrën parisiene dhe se pret që shumë shpejt do të arrihet marrëveshja e re, transmeton Telegrafi.
“Nuk më takon mua të vendos, ne duhet të ulemi dhe të bisedojmë”, ka thënë Silva.
“Në përfundim të stinorit të shkuar nisëm bisedimet me klubin, por ato u ndalën përnjëherë dhe nuk e di arsyen pse”.
“Më duhet që ta pranoj se jam shumë i lumtur këtu dhe dua ta vazhdojë kontratën. Do të bisedoj me presidentin për të mësuar më shumë rreth së ardhmes time”, ka deklaruar lojtari. /Telegrafi/