Telegrafi

Thiago Silva ka edhe një vit kontratë, gjatë verës mund të largohet prej PSG-së

Agjenti i Thiago Silvas ka konfirmuar se ka top skuadra që e duan transferimin e klientit të tij.

”Është e rëndësishme për ne dhe për PSG që të i qartësojmë gjërat në dhjetor”

”Ne kemi tani oferta nga tri apo katër top klube botërore dhe mund të largohemi nëse PSG nuk ofron kontratën e re”, u shpreh agjenti i lojtarit.

Kujtojmë se brazilian i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të largohet me parametra zero. /Telegrafi/