Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva, ka thënë se e ka lënë derën e hapur që një ditë të kthehet te Milani.
Mbrojtësi që u largua në vitin 2012, ka folur për një rikthim të mundshëm në San Siro.
Braziliani ka nënshkruar kontratë të re me klubin që do ta mbajë të lidhur me PSG-në deri në vitin 2020, mund të kthehet një ditë te Milani.
“E kam lënë derën të hapur, kam ende miq atje”.
“Dje fola me Gennaro Gattuson për ditëlindjen e tij. Gjithmonë mendoj që të qëndroj i lidhur me klubin pasi është një gjë e rëndësishme për mua”.
“Leonardo është i rëndësishëm dhe Silvio Berlusconi e Adriano Galliani i kishin hapur dyert e klubit për mua. Më duhet t’i falënderoj ata”, ka thënë Silva. /Telegrafi/