Telegrafi

Thiago Silva bëri një gjest të veçantë për tifozët e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes ndaj Tottenhamit

Thiago Silva festoi fitoren e Chelseat në gjysmëfinalen e Carabao Cup ndaj Tottenham Hotspur duke kënduar dhe kërcyer së bashku me këngët e tifozëve ndërsa bashkëlojtarët e tij shkuan drejt zhveshtoreve.

Chelsea siguroi me lehtësi kalimin e tyre në Wembley të mërkurën në mbrëmje me një fitore 1-0 në mbrëmje dhe një rezultati të përgjithshëm 3-0, pasi fitoi edhe  në ndeshjen e parë.

Antonio Rudiger shënoi golin e vetëm të lojës, por ishte një nga shokët e tij të mbrojtjes që vodhi vëmendjen pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

Lexo po ashtu Chelsea e mposhtë përsëri Tottenhamin dhe kalon në finalen e EFL Cup

Bëhet fjalë për veteranin brazilian, Thiago Silva, i cili bëri një gjest të veçantë pas përfundimit të ndeshjes, duke treguar vlerësimin e tij për tifozët.

Silva për dallim nga bashkëlojtarët e tij, shkoi te tifozët dhe kërkoi e kërceu me këngët dhe thirrjet e tyre.

Ndryshe, reprezentuesi brazilian mbërriti si transferim i lirë nga Paris Saint-Germain në vitin 2020 dhe nënshkroi një kontratë njëvjeçare, por e zgjati atë edhe për një vit tjetër pasi fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Tifozët kanë reaguar ndaj këtij gjesti dhe ata mendojnë se 37-vjeçari ka një mundësi për të qenë nënshkrimi më i madh i pronarit Roman Abramovich. /Telegrafi/