Thiago Messi ka treguar se ai me siguri mund të jetë trashëgimtari ideal i legjendës, Lionel, pasi shënoi një gol të shkëlqyeshëm për ekipin e të rinjve të Barcelonës.
32-vjeçarin Messi nuk po tregon shumë shenja se madhështisë së tij që po i vjen fundi, por legjenda e Barçës është çdo vit duke iu ofruar fundit të karrierës së tij.
Largimi i tij nga futbolli apo pensionimi i tij do të jetë një ditë e trishtuar për futbollin dhe të gjithë tifozët e këtij sporti.
Me njerëzit që gjithmonë janë të dëshpëruar për të gjetur ‘Messin e ardhshëm’, ata mund të mos duhet të kërkojnë shumë larg.
Trashëgimtari i tij apo ‘Messi i ardhshëm’ po llogaritet djali i tij i madh, Thiago, i cili është vetëm shtatë vjeç.
Thiago ka treguar se ai ka aftësitë e babait të tij, kur u shfaq një video kur tregon përfundimit brilant me gol të një aksioni tek të rinjtë e Barcelonës.
Video e shtatëvjeçarit tashmë është bërë virale pas golit të shënuar për FCB Escola, akademia e klubit për fëmijë nga mosha tre deri në shtatë vjeç, ku mund të marrin pjesë vetëm fëmijë të lojtarëve dhe punonjësve të klubit.
Interesantja e këtij golit është se Thiago shënoi me këmbën e tij të djathtë dhe jo të majtë sikurse babai. /Telegrafi/
https://twitter.com/ArgSoccer11/status/1216333811329273856
https://twitter.com/GlintFootball/status/1216262991949287425