Thiago Alcantara pritet të jetë largimi i parë i Liverpoolit në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori spanjoll ende nuk ka luajtur këtë edicion pasi është i lënduar.
Rikthimi i tij nuk dihet se kur do të ndodhë, por nuk është se Liverpooli po vuan mungesën e tij.
32-vjeçari pritet të largohet nga Afneidl në afatin kalimtar të janarit, pasi kontrata e tij skadon në verë dhe The Reds nuk duan ta humbasin pa përfituar asgjë.
Mediat e ndryshme në Angli kanë raportuar se Thiago mund të rikthehet në La Liga ku Villarreal, Sevilla e Betis kanë shfaqur interesim për të.
Një kampionat që po vlerësohet nga Thiago është edhe ai i Arabisë Saudite, me Al Ahli, Al-Ettifaq dhe Al Shabbab që e duan spanjollin.
Liverpool do të kënaqej nëse do të merrte një ofertë rreth 10 milionë euro në janar për Thiagon. /Telegrafi/