Thiago Motta ka pranuar se Juventusi nuk ishte në formën e tyre më të mirë në barazimin 0-0 ndaj Milanit në udhëtim, por duke konsideruar të gjitha gjërat është një pikë e vlefshme për ‘Bianconerët’.
‘Zonja e Vjetër’ erdhi në ‘San Siro’ me një sërë mungesash dhe me një krizë lëndimesh, duke përfshirë Dusan Vlahovic, Arkadiusz Milik dhe Nico Gonzalez, duke mbetur pa sulmues në dispozicion.
Ata e përdorën Teun Koopmeiners si ‘9 fals’ i përkrahur nga Weston McKennie në rolin e trekuartristit, kështu që kjo pikë mund të jetë e vlefshme duke marrë parasysh rrethanat.
“Unë jam i kënaqur me punën që bëmë në mbrojtje ndaj një ekipe që iu lejua shumë pak, praktikisht asgjë”.
“Qartësisht, ne krijuam relativisht pak në sulm, por u futëm në situata që mund të bënim më mirë me Conceicaon dhe Cambiason”.
“Në përgjithësi mendoj se një pikë është e vlefshme, të jep ndjenjën e vazhdimësisë dhe unë jam krenar që shoh një skuadër që sillet si një klub i madh”.
“Unë jam i lumtur për lojtarët e mi pas një paraqitje të mirë në rrethanat tona”, ka thënë Motta./Telegrafi/