Site icon Telegrafi

Thiago Motta ka pranuar të drejtojë Juventusin, detajet e marrëveshjes

Duket se tashmë është e kryer që Thiago Motta do të jetë trajner i Juventusit në sezonin e ri në Serie A.

Braziliani me nënshtetësi italiane do të takojë nesër (e enjte) bordin e klubit të Bolognas, ku edhe do t’ua kumtojë vendimin e tij.

Sipas Sky Itala, 41-vjeçari do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Zonjën e Vjetër, ku do të përfitojë pesë milionë euro në vit.

Lexo po ashtu Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Me Mottan në krye Juve tashmë ka edhe tre objektiva në tregun e transferimeve: Teun Koopmeiners, Riccardo Calafiori dhe Michele Di Gregorio.

Ish-lojtari i ekipeve të mëdha evropiane ka nisur karrierën si trajner në mënyrën më të mirë të mundshme, aktualisht Bologna e tij renditet në vendin e tretë në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version