Agjenti italian, Dario Canovi beson se trajneri i Bolgnas është ‘gati për Interin’ dhe konfirmon se presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi donte ta punësonte atë verën e kaluar dhe dy vjet më parë.
Ish-reprezentuesi italian u emërua nga Bologna në shtator, duke zëvendësuar Sinisa Mihajlovic dhe ka fituar 10 nga 20 ndeshjet e tij në krye të ekipit Rossoblu, duke përfshirë ndeshjen në shtëpi të fundjavës së kaluar kundër Interit.
Me Simone Inzaghin nën presion të madh në Stadio Meazza, Motta është përmendur si një zëvendësues i mundshëm i trajnerit italian në sezonin 2023-24.
Dario Canovi, një agjent italian dhe babai i përfaqësuesit të Mottas, Alessandro, beson se Motta do të ishte në lartësinë e detyrës.
“Ai mund të drejtojë çdo ekip të madh. Inter, Milan, Juventus apo PSG. Nuk jam i vetmi që e mendoj këtë”, ka thënë fillimisht Canovi për TMW.
“Vitin e kaluar dhe dy vjet më parë ai ishte afër PSG-së. Presidenti është i vetëdijshëm për vlerën e Thiagos. Është e gjitha e vërtetë, Al Khelaifi e donte atë dhe më besoni, nuk do të ishte shumë herët. Ai di gjithçka për PSG-në”, përfundoi agjenti italian.
ESCLUSIVA TMW – Dario Canovi, una vita con Thiago Motta: “È già da Inter o PSG”. L’intervista-ritratto https://t.co/F6vrwgPYdD
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) March 1, 2023
Motta ka luajtur për Interin dhe PSG-në si lojtar, duke fituar tripletën me Nerazzurrët në sezonin 2009/10.
Ai iu bashkua gjigantëve të Ligue 1 nga Interi në janar të vitit 2012 kur Claudio Ranieri ishte në krye të zikaltërve. /Telegrafi/